Këngëtarja Linda Halimi, e cila është martuar me amerikanin Davon Edwards është bërë nënë e një vajze të cilën e ka pagëzuar me emrin Kaimana
Linda Halimi është bërë nënë.
Këngëtarja kosovare, e njohur për zërin e saj të fuqishëm, e cila doli nga show talentet e Shqipërisë, është bërë nënë për herë të parë sonte e një vajze.
Vajza është pagëzuar me emrin Kaimana.
Lajmin e ka bërë të ditur Davon Edwards në Facebook i cili ka shkruar:
“Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të ju njoftojmë se jemi bërë me vajzë. Ne jemi absolutisht të lumtur dhe mezi presim që ta dërgojmë atë në shtëpi. Gruaja kishte një shtatzëni të shëndetshme. Faleminderit për urimet!”, ka shkruar ajo.