Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka kryer obligimin e tij duke votuar në shkollën fillore “Faik Konica, në Prishtinë.
Limaj shpreson që në mbrëmje në kutitë e votimit të jetë zgjedhja për problemet e qytetarëve.
“Shfrytëzoj rastin që të gjithë qytetarëve të Republikës t’iu uroj këtë ditë. Besoj se është një ditë që duhet uruar gjithmonë kur njerëzve iu mundësohet të shprehin vullnetin e mirë duke përmbushur të gjitha standardet demokratike është një moment për tu uruar sepse iu mundësohet për të zgjedhur e që shpresojmë për t’i përmbushur objektivat e tyre, shpresoj që në mbrëmje në kutit e votimit do të jetë zgjidhja që kanë bërë qytetarët e Kosovës, zgjidhje që do të jep përgjigje problemeve të tyre dhe përfundimisht Kosova të ec në rrugën e duhur dhe të përmbush detyrat dhe obligimet para qytetarëve të vet. Zgjedhja iu takon qytetarëve të Kosovës, cilado që të jetë ajo janë qytetarët e Kosovës ata që më së miri dinë se si duhet të zgjidhet dhe kujt duhet t’i ipet besimi. Ajo që duhet dhe pres është dhe ftoj çdo qytetarët e Kosovës të dal në zgjedhje, të përmbush obligimi n e vet qytetar. Është shumë me rëndësi të shfrytëzohet ky moment dhe kjo ditë që secili njeri ynë ta jap votën e vet, të fal besimin e vet sepse demokracia e ka kuptimin e vet kur të gjithë marrin pjesë në ndërtimin e saj kur të gjithë japin kontributin tonë që kjo ditë të jetë jo thjeshtë ditë e mundësisë por ditë kur zgjedhja të ketë një legjitimitet të plotë të fuqishëm për ata që nesër do t’i përfaqësojnë e nderojnë“, tha Limaj./KosovaPress/