Aktuale

Limaj uron Presidentin e Meta

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta, ku shprehu bindjen se Meta do të kontribuojë në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit.

Urimi i plotë i Limajt:

Miku im i dashur, President Ilir Meta

Me kënaqësi të veçantë e mirëprita zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën tuaj të re.

Shpreh bindjen time të plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni ju, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit.

Po ju shpreh urimet e mia më të mira për veprimtarinë e ardhshme tënden plotë përgjegjësi.