Lideri i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ua ka uruar Festen e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, duke uruar për mirësi, solidaritet dhe paqe.
“Miq të dashur, jemi në prag të festës së Kurban Bajramit. Gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit islam, përzemërsisht ju uroj këtë festë.
Mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë ju dhe familjet tuaja”, thuhet në urimin e Limajt, transmeton KosovaPress.