Kandidati për kryeministër i koalicionit NISMA-AAK-PD, Fatmir Limaj, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po zhvillohen në Kosovë.
Limaj ka ftuar gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin për t’i dhënë mundësi dhe shancë vendit. Besoj se vota do ti jep siguri, perspektivë dhe këtë mundësi duhet ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Këtë ditë me diell duhet ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët për të shfrytëzuar të drejtën e votës”, tha Limaj. /FaktePlus