Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar pas sulmit të Arbana Xharra, duke thënë se të sulmosh një grua, është veprimi më i ulët që ndodh në shoqërinë tonë.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit që t’i nxjerrin menjëherë para drejtësisë sulmuesit, në mënyrë që të ndalen aktet e tilla që cenojnë lirinë e tjetrit, dhe përgjegjësit të marrin dënimet e merituara.
“Arbanës i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Limaj në facebook./KosovaPress/