Aktuale

Limaj takohet me Ferhat Dinoshën

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, e po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.

Limaj, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë,  Ferhat Dinosha, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të Malit të Zi në proceset shtetndërtuese të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryetari Limaj tha se edhe në të kaluarën, Kosova dhe Mali i Zi e kanë mbështetur njëra-tjetrën, dhe kjo mbështetje po vazhdon edhe tani, kur Kosova është në rrugën e saj të integrimeve europiane, dhe Mali i Zi drejt anëtarësimit në NATO.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë,  Ferhat Dinosha, çmon angazhimin e Nismës në skenën politike të Kosovës, orientimin e saj pro-perëndimor, duke uruar që edhe në të ardhmen ajo të vazhdojë të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, tha se Mali i Zi është i përkushtuar maksimalisht që ta mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj evropian.