Aktuale

Limaj: Përfundoi koha kur merreshin vendime për Kosovën në interesa personale

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj duke ju drejtuar qeverisë, pretendon që koha kur merreshin vendime për Kosovën në bazë të interesave personale ka përfunduar.

“Drejtuesit e këtij regjimi për përfitime dhe për tentim të përmirësimit të imazhit personal, tash e një kohë Kosovës po i sjellin marrëveshje të dëmshme, dhe në kundërshtim me interesat e vendit Kosovën po e fusin në obligime të dëmshme ndërkombëtare, vetëm për përfitime personale duke rrënuar kredibilitetin e shtetit.” shkruan Limaj në rrjetin social Facebook.

Më tej drejtuesi i NISMA thekson se për momentin drejtuesit e këtij regjimi duket që po arrijnë qëllimet personale por në fund nuk do të dështojnë dhe do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë imazhin e tyre personal.