Aktuale

Limaj: Për demarkacionin, përgjegjës janë deputetët

Në konferencën e AAK’së dhe Nismës, ku po shprehin qëndrimet e tyre përfundimtare rreth demarkacionit me Malin e Zi, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se përgjegjësia bie tek deputetët në ditën e votimit të marrëveshjes.

Limaj në konferencë ka thënë se qeveria ka vazhduar versionin e saj për demarkacionin në vend se të shfrytëzojë muajt e fundit të ndërtoj një konsensus.

“Ne po e shohim si rast të humbur nga kjo qeveri e papërgjegjshme, por ende ka kohë që të rishikohen pjesët e kontestueshme dhe t’i japim zgjidhje bashkërisht”, thotë Limaj.

Limaj gjithashtu ka thënë se qeveria dëshiron t’ua hedh përgjegjësinë Kuvendit me miratimin e marrëveshjes së demarkacionit.

“Të gjithë deputetët kanë përgjegjësi, pasi kanë dhënë betimin”, ka thënë ai.