Aktuale

Limaj në Malishevë zbulon tri planet kryesore të Nismës

Nisma ka mbajtur takim me qytetarët në Malishevë. ​ Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë gjashtë deputetët e kësaj partie në Parlamentin e Kosovës kanë pasur ndikim të madh në vendime të rëndësishme.

Platforma e Nismës për qeverisjen e ardhshme do të jetë zhdukja e pabarazisë, ka thënë Limaj në vendlindjen e tij.

Ai më pas ka thënë, se çdo familje do ta këtë një të punësuar, pasi në rajonin e Malishevës ka shumë familje që nuk kanë asnjë të punësuar dhe kjo është pabarazi.

Limaj u ka premtuar qytetarëve të Malishevës se sektori i bujqësisë do të ketë përkrahje të veçantë dhe nuk do të mashtrohen.

Plan i tretë i Nismës do të jetë shëndetësia, Limaj ka thënë se ka mjetë financiare dhe mjek shumë të mirë por nuk kanë qenë të mirë menagjueshme.

Një pikë tjetër e planit qeverisës të Nismës, Limaj ka thënë, është arsimi. Sipas tij, nuk është e domosdoshme që të gjithë të kryejnë fakultete, por të kryejnë edhe zanate pasi për ata ka nevojë Kosovës.