Aktuale

Limaj në Gjykatë mohon vrasjen e civilëve shqiptarë

Ka përfunduar shqyrtimi fillestar në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ku Fatmir Limaj është paraqitur në cilësinë e të akuzuarit për krime lufte.

Prokurorja Drita Hajdari ka lexuar aktakuzën kundër Limajt të cilin e akuzon se ka kryer krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Limaj akuzohet se nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar ose zbuluar vrasjen e Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit, që kishin ndodhur me 2 tetor të vitit 1998, trupat e të cilëve janë gjetur në hyrje të fshatit Kravasari, njofton Klan Kosova.

Në aktakuzë thuhet se motivi i vrasjes së tyre ka qenë se ata kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë.

Për këto vepra Limaj akuzohet se ka shkelur rëndë Konventat e Gjenevës.

Por, vetë Limaj është deklaruar i pafajshëm dhe këtë aktakuzë e ka quajtur të shpifur.