Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka nderuar të premten bashkëluftëtarët Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha, të cilët 18 vjet më parë ranë heroikisht në luftimet ballë për ballë me forcat e armikut serb.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
18 vite më parë, në luftime ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, nën emblemën e shenjtë të UÇK-së ranë për lirinë e Kosovës bashkëluftëtarët e mi: Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha. Sot, kujtoj me pietet fytyrat e tyre të ndritura, atdhedashurinë dhe rënien e tyre heroike. Gjithsesi duke besuar fuqishëm në amanetin e tyre, unë do të punojë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, për një të ardhme më të mirë. Ibrahim, Ejup, Kujtim e Milaim, ju jeni vetë liria e Kosovës. Lavdi e përjetshme. F.L.