Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se arsyet e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze janë krejtësisht politike.
Sipas tij, çështja e liderit të AAK-së nuk duhet të trajtohet si personale, por si një atak ndaj integritetit të vendit.
“Çështja e Haradinajt nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si atak ndaj integritetit të një vendi.
Limaj tha se duke u nisur nga kjo vihen në pikëpyetje tri çështje:
Integriteti i Shtetit të Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetareve të Kosovës dhe raporti ynë me shtetin tonë.
Ai ka kritikuar ashpër institucionet e vendit që nuk kanë marrë hapa konkret në këtë drejtim. KosovaPress.