Aktuale

Limaj: Kosova ka nevojë për zhvillim dhe jo për përçarje

Lideri i Nismës për Kosovën , Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova ka nevojë për të vërtetën dhe për mashtrim. Kurse, Drenasi ka nevojë për atë që përfaqëson Isa Xhemajlaj.

Limaj këto komente i bëri gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ku tha se këto zgjedhje po vin pa dëshirën dhe fajin e tyre.

“Do donim në kushte normale të kemi zgjedhje por fatkeqësisht politika e keqe na ka sjell këtu, ata duhet ta kenë kokën ulur për të bëmat e tyre”, tha Limaj.

Ai tha se Drenasit po ia ofrojnë një njeri të drejtë dhe punëtor, duke shtuar se duhet të bashkohemi rreth energjisë pozitive, avarish mendimeve e bindjeve politike, duke u bashkuar me kandidatin e Nismës për Kosovën./KP/