Në takimin e partive politike të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli i pranishëm ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Limaj u shpreh i gatshëm që bashkë me grupet parlamentare të vazhdojnë takimet që të përcaktojnë temat nacionale për diskutim.
“Shprehim vullnetin të vazhdojmë me tryeza. I ftoj grupet parlamentare të vazhdojnë takimet, jemi duke biseduar se cilat janë temat që kërkojnë konsensus të gjerë. Të përcaktojmë temat nacionale dhe t’i shkojmë secilës temë veç e veç. Është vullnet i plotë i të gjitha grupeve politike të ecim përpara. Kemi humbur kohë pa nevojë, 3 vite tashmë të merremi me tema nacionale”.
Limaj shtoi se dialogu me Serbinë nuk mund të bëhet ndryshe, përveçse me një konsensus të gjerë dhe votë në Parlamentin e Kosovës.