Aktuale

Limaj jep detaje nga takimi i mbajtur me Haradinajn dhe Pacollin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur menjëherë pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Limaj ka thënë se në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe se është diskutuar për daljen nga situata e tanishme politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sa më shpejt që është e mundur.

Limaj u shpreh se tanimë presidenti Thaci duhet t’i thërret partitë politike në takim dhe të gjendet një mundësi që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

Ai ka konfirmuar se brenda takimit nuk kanë qenë përfaqësuesit e PDK-së.

“Vendin e çon në zgjedhje një marrëveshje politike dhe shpërbërja e parlamentit. Aty duhet të jetë edhe opozita e përfshirë. Janë takime normale, me kolegë biseduam për zhvillime, biseduam sit ë ecet përpara. Është e qartë që vendi është në prag të zgjedhjeve dhe duhet sa më shpejt ti ipet epilog kësaj çështje të caktohet data e zgjedhjeve dhe të dalim nga kjo situatë. Nuk është naj takim i veçantë me ndonjë agjendë, por janë konsultime normale. Me u mbledhë partitë politike, me caktu datën e zgjedhjeve dhe me ecë. Me pasë një datë për zgjedhje dhe me ia dërgu presidentit. Unë shkova pijta kafe me Ramushin dhe ishte thjesht një konsultim i vazhdueshëm, një diskutim normal. Unë shpreha mendimin tim, është mira sa ma shpejt me i respektu procedurat ligjore”, ka thënë ai.