Aktuale

Limaj: Janë më tepër se 40 nënshkrime për mocion

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se kanë siguruar më shumë se 40 nënshkrime në iniciativën e tyre për mocionin e rrëzimit të Qeverisë.

Në lidhje me hapat e më tejmë të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, Limaj në një intervistë për Tribuna Chanel, ka thënë se veprimet e më tejme do të merren në koordinim me nënshkruesit e mocionit.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë firmën e tyre për mocionin ndaj qeverisë dhe është shprehur i bindur se deputetët do ta përkrahin mocionin për rrëzimin e Qeverisë, transmeton KosovaPress.