Aktuale

Limaj: Jam i shokuar me sulmin terrorist në New York

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj me anë të një postimi në Facebook është shprehur i shokuar nga sulmi terrorist në New York, cak i të cilit ishin persona të pafajshëm.

Limaj ka shkruar se ndan dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan.

Postimi i Limajt në Facebook:

I shokuar nga sulmi terrorist në New York, cak i të cilit ishin persona të pafajshëm, ndaj dhimbjen me familjaret e viktimave dhe popullin amerikan. Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah SHBA-ve dhe popullit amerikan. E gjithë bota demokratike duhet të angazhohet dhe të bëjë më shumë në parandalimin e sulmeve qyqare të cilat po marrin jetët e personave të pafajshëm.