Aktuale

Limaj: Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së që ia ofruan jetën lirisë

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit e cila konfirmoi dënimin e asaj themelore për ish- ushtarët e UÇK-së.

Limaj e ka cilësuar këtë vendim si lajm shumë të keq për të gjithë liridashësit në Kosovë.   “Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata që vullnetarisht ja ofruan jetën e tyre lirisë së Kosovës”, ka shkruar Limaj.   Limaj shkruan se ai dhe familja e tij e dinë më së miti se çka është persekutimi në liri, për të cilën thotë se ende nuk e kemi shijuar.

“Bashkëndjej me ju, me familjet e juaja të nderuar bashkëluftëtarë.!”, ka përfunduar Limaj.