Aktuale

Limaj deklarohet pas takimit me liderët shtetërorë

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë se platforma e dialogut ka një unifikim të qëndrimeve mes krerëve të vendit dhe delegacionit në raport me bisedimet me Serbinë.

Ai tha se kjo platformë pritet të përfundojë deri në orën 15:00.

“Platforma ka marrë formën e vet finale, kemi pas takimin me krerët e shtetit, të tre kanë dhënë mbështetjen e plotë, në orën 15:00 e kemi edhe miratimin final dhe nesër do t’ia dërgojmë parlamentit”, tha Limaj.

Ai u shpreh optimist që edhe Kuvendi i Kosovës do t’ia jap dritën e gjelbër kësaj platforme.

“Platforma paraqet qëndrimin e unifikimit të qëndrimeve dhe delegacionit shtetërorë në raport me bisedimet me Serbinë. Shpresojmë që edhe parlamenti i Kosovës me sugjerimet dhe debatin të kontribuoj në këtë platformë dhe ti jap dritën e gjelbër dhe pastaj mund të themi që kemi një qëndrim zyrtar të të gjitha institucioneve në raport me dialogun me Serbinë”, tha ai.

“Nuk besoj që do të ketë forca politike që nuk do ta mbështesin këtë platformë” përfundoi Limaj.