Aktuale

Limaj: Chirac u rreshtua përkrah shteteve mike për t’i ndihmuar Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish presidentit francez Jackues Chirac, i cili vdiq sot në moshën 86 vjeçare.

Kreu i Nismës ka thënë se lajmin për ndarjen nga jeta të Chirac e ka marrë me keqardhje, pasi ishte një përkrahës i madh i Kosovës.

“Me keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez, Zhak Shirak. Ish-Presidentit Shirak asnjëherë nuk i mungoi përkushtimi për vendin tonë, duke qenë përkrah shteteve mike që na dolën në ndihmë gjatë luftës në Kosovë dhe më pas. Në emrin tim dhe të NISMA Socialdemokrate, i shpreh ngushëllime familjes, miqve, Ambasadës së Francës në Kosovë, bashkëpunëtorëve dhe mbarë kombit francez”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook. /FaktePlus