Aktuale

Limaj: Baca Tush dha shumë për lirinë e Kosovës

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ngushëlluar familjen Lladrovci për humbjen e kryefamiljarit të tyre, Tush Lladrovci, babi i heroit të kombit Fehmi Lladrovci.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e bacës Tush, babait të bashkëluftëtarit tim, njëherit dëshmorit e heroit tonë, Fehmi Lladrovci. Baca Tush ishte burrë i urtë dhe fjalë pak, që dha shumë për lirinë e Kosovës. Ju shpreh ngushëllime më të përzemërta të gjithë familjarëve e miqve, te të ndjerit, Tush Lladrovci”, ka shkruar ai në facebook./KosovaPress/