Aktuale

Limaj: Asnjë cent nuk e kam keqpërdorur si ministër i MTPT-së

Fatmir Limaj ka thënë se zero cent janë keqpërdorur në kohën sa ka udhëhequr Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT).

Pretendimet e prokurorisë për korrupsion në vitin 2008 e tutje ka thënë se nuk janë argumentuar para gjykatës, shkruan Koha Ditore.

Këto komente Limaj i ka bërë të mërkurën, gjatë prezantimit të fjalës përfundimtare. Ai së bashku me këshilltarin e tij Endrit Shala, ish-shefin e prokurimit në MTPT Nexhat Krasniqi dhe shoferin Shpëtim Telaku, po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër, biznesmeni Florim Zuka, është ngarkuar me veprat penale: dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike..