Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari kanë vizituar Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast Likaj tha se këto vizita po realizohen pa paralajmërim, por që u shpreh i kënaqur me organizimin që po bëjnë shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ndonëse thotë se janë në pritje të rekomandimeve të institucioneve për fillimin ose jo të mësimit me 14 shtator.
Ministri ka bërë të ditur se 1 500 mësimdhënës do të testohen për Coronavirus, ose 6.5% e tyre dhe përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore.
“Këto vizita realizohen pa paralajmërim për me pa gatishmërinë për fillimin e vitit të ri shkollor sipas udhëzimeve të MASh-it. Thënë të drejtë jemi të kënaqur me përgatitjet që janë bërë”.
“… ne jemi të përgatitur, presin rekomandimin për fillimin e vitit të ri shkollor nga institucionet përgjegjësi”.
“1 500 arsimtarë në nivelin mbi 6.5 % për ta ditur gjendje e infeksionit, ia ka filluar testimi. Kanë shkuar nga kjo komunë arsimtarët për testim”.