Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në Serbi pritet të japë dënime të rënda nga 5 mijë deri në dy milionë dollarë.
Ligji ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale si, numrin, adresën, numrin personal dhe informacione të tjera personale dhënë një pale të tretë, raporton Novosti, transmeton Indeksonline.
Sasa Gajin, një anëtar i Grupit Punues për hartimin e këtij legjislacioni ka thënë se do të sanksionohet financiarisht çdo operatorë i të dhënave personale që i dorëzon ato tek një person pa bazë të nënshtruar ndaj një pale të tretë, në qoftë se nuk e ka ruajtur mirë bazën e tyre./Indeksonline/