Aktuale

Ligji për Qeverinë, sa ministra e zëvendësministra do të ketë Kosova

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se gjatë këtij viti do të miratohet Ligji për Qeverinë.

Ai ka thënë se me këtë ligj qeveria nuk do të ketë më shumë se 15 ministri, 30 zëvendësministra si dhe nuk do të ketë zëvendëskryeministra pa portofol.

Tahiri në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka deklaruar se ky ligj pritet ta përmirësojë efikasitetin dhe funksionalitetin e ekzekutivit.

Duke folur për reformën shtetërore, ai ka thënë se nuk ka reformë e cila nuk është e dhimbshme.

Megjithatë, Tahiri ka vlerësuar se reforma mund të jetë në disfavor të partive që udhëheqin qeverinë, por gjithmonë është e pëlqyer nga shoqëria.