Në Komisionin për Administratë Publike dhe Qeverisje Lokale sot ka kaluar Ligji për Kryeqytetin dhe për Polici të Kryeqytetit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti
“Sot, në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Republikes ka kaluar Ligji për Kryeqytetin bashkë me amandamentin për Polici të Kryeqytetit. Ky Ligj është esencial për funksionimin edhe më të mirë të kryeqytetit tonë. Së shpejti pritet vota përfundimtare në seancen plenare”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.