Aktuale

Ligji për Investime Strategjike shkon në Kushtetuese

Një tjetër ligj i nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës do të duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me ankesë të deputetëve të Listës “Srpska”. Bëhet fjalë për Ligjin për Investime Strategjike, i miratuar javën e kaluar nga shumica e deputetëve shqiptarë në Parlament.

Deputetët serbë pritet, që të martën, gjatë ditës, ta dërgojnë ankesën e tyre në Kushtetuese për gjoja shkeljet e aktit më të lartë të shtetit në miratimin e ligjit në fjalë.

Sipas mediave në Beograd, ankesa për Ligjin për Investime Strategjike në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë, do të dorëzohet nga kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, i shoqëruar nga deputetë tjerë serbë.

Ky është ligji i dytë, brenda një jave, që dorëzohet në Kushtetuesen e Kosovës, nga deputetët serbë të Kuvendit, pas atij për “Trepçën”. /GazetaExpress/.