Rajon & Botë

Liderja e Frontit Nacional të Francës bën thirrje t’i shpallet luftë fundamentalizmit islamik

Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, ka bërë thirrje për të shpallur luftë kundër fundamentalizmit islamik.

“Lufta kundër sëmundjes së keqe të fundamentalizmit islamik ende nuk ka filluar, tani është urgjencë ta shpallin [atë],” tha ajo në një komunikatë në uebsajtin e partisë, përcjell Express.

Ajo, po ashtu ka bërë thirrje për veprim si dhe dhembshuri, dhe tha se do ta shpenzojë tërë energjinë e saj për të udhëhequr luftën për ta çrrënjosur sëmundjen e fundamentalizmit islamik.