Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, u dënua me 30 ditë burgim për, siç u tha, shkelje të vazhdueshme të ligjit mbi organizimin e tubimeve.Ai u arrestua të hënën në shtëpinë e tij në Moskë, përpara se të niste një protestë anti-korrupsion.
Pavarësisht arrestimit të Navalnyt, mijëra mbështetës në gjithë Rusinë i janë përgjigjur thirrjes së tij për të protestuar kundër korrupsionit në Qeverinë ruse.Protestat kanë përfunduar me mbi 1,100 njerëz të ndaluar, kryesisht në Moskë dhe Shën Petersburg.
Vendimi për dënimin e Navalnyt, i cili synon të kandidojë për president të Rusisë vitin e ardhshëm, është lëshuar nga një gjykatë në Moskë të hënën vonë.