Liderët e partive politike janë takuar sot pasdite për të biseduar për seancën ku pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë demarkacioni.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën janë takuar pasdite por ende nuk dihet se kur do ta caktojnë seancën për Demarkacionin.
Burime të KosovaPress të afërt me zhvillimet bëjnë të ditur se tashmë koalicioni qeveritar i ka votat e mjaftueshme për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.