ShowBiz

Liberta e Flori ndahen pas tre muajsh romance

Vetëm pas tre muaj bashkëjetese Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë ndarë. Çifti më i ri i showbiz nuk foli në asnjë rast për historinë e tyre të dashurisë, e cila thuhej se ishte aq e fortë, saqë Flori mori vendimin të shpërngulej drejt Kosovës, duke lënë gjithçka pas, për të bashkëjetuar me moderatoren e “Klan Kosova”.Por flitet se tashmë rrugët e kantautorit dhe moderatores së “Prive” janë ndarë.

Ndonëse nuk kanë pranuar publikisht që kishin një histori dashurie, Flori dhe Liberta thuhej se bashkëjetonin në një vilë në periferi të Prishtinës.Transferimi i këngëtarit në Kosovë ishte natyrisht një vendim i papritur, por, mediat e Kosovës po shkruajnë se plani i Florit tashmë ka dështuar.

Lideri i “Three Dots” dhe prezantuesja e “Prive” nuk janë më bashkë. Mbase nuk bëhet fjalë për ndarje përfundimtare, por fotot e publikuara prej tyre në rrjetet sociale kanë lënë vend për dyshime.Liberta është nisur me pushime e vetme, ndërsa Flori është aktualisht i impenjuar me produksionet e reja dhe koncertet me djemtë e grupit. Ndarje apo jo, mbetet ta shohim në vazhdim, por tashmë asnjë shenjë mes tyre nuk tregon se ata i lidh diçka bashkë.