Kuvendi duhet ta ratifikojë Demarakcionin dhe t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave, ky është qëndrimi tashmë i ditur i presidenti të vendit, Hashim Thaçi të cilën e ka përsëritur edhe një herë.
I plotësuar (22:00) – Ai në një intervistë për TV Dukagjini është shprehur optimist se nëse kalon demarkacioni, liberalizimi i vizave mund të ndodhë gjatë këtij viti.
“Demarkacioni ka qenë kriter i padrejtë, por tashmë është vënë nga Bashkimi Evropian. Ne nuk mund ta ndryshojmë Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi.
“Duhet të ndryshojmë vet. Duhet ta kalojmë Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës”, ka porositur i pari i vendit.Duke e kaluar Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, ne i japim të gjitha argumentet partnerëve tanë që të na mbështesin. Dhe i mohojmë çdo argument oponentëve për të na refuzuar”,theksoi presidenti i vendit.
Megjithatë, numri një i Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian është vonuar me Kosovën.
“Kam qenë kritik, se të ardhmen evropiane të Kosovës e ka vonuar. Jo vetëm të Kosovës, por të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Thaçi.
Thaçi pret që në vitin 2018 të arrihet marrëveshja me Serbinë, skeptik për njohje të ndërsjellë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehut optimist që në vitin 2018 do të arrihet marrëveshja historike me Serbinë.
Sipas tij, finalizimi i dialogut do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në OKB, por që ka folur me dilema rreth mundësive që Serbia ta njeh shtetin e Kosovës.
“Në vitin 2018 synojmë të arrijmë marrëveshje historike me Serbinë që do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë presidenti në TV Dukagjini.
“Do të ishte mrekulli sikur Serbia ta njehë Kosovën. Jam skeptik që diçka e tillë do të ndodhë. A duhet të ndodhë, s’ka dyshim se po. Por duke parë klasën politike në Serbi është vështirë e mundshme”, theksoi Thaçi, transmeton lajmi.net
Presidenti gjithashtu tha se dialogu është mjaft i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane për të dyja vendet.
“Dialogu do të vazhdojë me mbështetjen e BE-së dhe Amerikës. Nuk ka alternativë”, përfundoi Hashim Thaçi. /Lajmi.net/
Thaçi: Zhurmat për Specialen kanë qenë ekzibicione politike
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar edhe një herë për iniciativën për shfuqizimin e Speciales.
Ai ka thënë se kjo iniciativë u ekzagjerua dhe u përdorë për përfitime politike
“Specialja ka qenë temë e mbyllur qysh në vitin 2015 dhe zhurmat e tjera kanë qenë të panevojshme. E kemi themeluar Specialen jo që e kemi dashur por për ta ruajtur partneritetin me Amerikën”, ka thënë Thaçi në TV Dukagjini.
“As nuk e kam dalur përkrahur, as nuk e kam inkurajuar, e as penguar iniciativën e deputetëve për shfuqizmin e Speciales. Zhurmat e ndryshme për Specialen kanë qenë të parëndësishme, dhe më tepër ekzibicone mediale apo politike të prezantuara nga mungesa e temave të tjera”, ka thënë presidenti i vendit, transmeton lajmi.net
“Ata që kanë qenë të gatshëm me djeg Kuvendin, sot janë entuziast për themelimin e Speciales”, ka thënë Hashim Thaçi.
Ndryshe iniciativa për shfuqizimin e Speciales tashmë është shpallur e mbyllur. /Lajmi.net/