Arsim & Kulturë

Letërsia paguhet

J.K. Rowling është evropiania më e famshme, e cila ka fituar 95 milionë dollarë vetëm vitin e kaluar.

Në listën e 20 evropianëve më të njohur janë dy femra. Autorja e librit për Harry Potter, J.K. Rowling (52), vitin e kaluar fitoi 95 milionë dollarë, njofton revista Forbes.

Shkrimtarja britanike në këtë mënyrë është bërë personi më i pasur evropian dhe renditet në vendin e tretë në botë.

Në vendin e dytë është futbollisti Christiano Ronaldo (32) me 70 milionë dollarë, në të tretin Coldplay me 66 milionë, ndërsa në të katërtin Adele (29), e cila vitin e kaluar fitoi 52 milionë dollarë, transmeton KosovaPress.