Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke punuar në një kompani, ka keqpërdorur besimin duke lëshuar faturat në mënyrë të parregullt, duke bërë përfitim personal në vlerë prej 8000€.
Në njoftim të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.