Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
E në këtë kohë fushate, shumë yje të njohura të estradës po zbulojnë partitë e kandidatët që ata po mbështesin, transmeton Gazeta Express.
Së fundmi këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka bërë thirrje që të votohet Mërgimi djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
Këngëtarja e njohur kishte postuar dy fotografi në profilin e saj në Instastory ku shihet së bashku me Mërgimin.
Leonora e Mërgimi shihen duke shtrënguar duart njëri-tjetrit pranë bustit të heroit Adem Jashari në Skenderaj.
Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që më 11 qershor ta votojnë Mërgimin.
“Voto 35. Voto Mergim Lushtakun”, kishte lënë mbishkrim Leonora.
Leonora gjithmonë ka treguar se është simpatizante e PDK-së.
Ajo ditë më parë ka kërkuar të votohet edhe kandidati tjetër për deputet i PDK-së, Abdyl Salihu./Gazeta Express/