ShowBiz

Leonora Jakupi një nga ne, blen papuqe 7 euro

Leonora është një nga divat e skenës muzikore shqiptare Ajo ka një mori fansash, që e pëlqejnë edhe stilin e saj të modës.

Jo më kot ajo njihet si një nga femrat më elegante në estradën e Kosovës. Por teksa shumë nga të famshmit dalin nëpër rrjete sociale duke shfaqur blerjet e tyre shumë të shtrenjta, e firmat më të famshme botërore, Leonora ka bërë të kundërten, shkruan rtv21.tv.

Ajo ka publikuar një InstaStory, ku ka shfaqur papuqet e saja duke shkruar: “Papuqe Gucci? Jo Po 7 euro”. Ajo me këtë ka thumbuar “të shtrenjtit” e estradës që nuk dështojnë të përmendin Gucci-n edhe në këngët e tyre, mirëpo Leonora duket që nuk impresionohet nga këto gjëra.