Aktuale

Lenjani tregon për gjendjen shëndetësore të Vllasit

Avokati Azem Vllasi i cili u plagos sot në mëngjes nga një person që ende nuk është arrestuar nuk ka pasur nevojë që t’i nënshtrohet asnjë operacioni.

Kështu tha drejtori i i Qendrës Emergjente Basri Lenjani në një konferencë të jashtëzakonshme,

Lenjani bëri të ditur se gjendja e Azem Vllasit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ai tha se nuk ka pasur nevojë për operacion dhe se Vllasi  është transferuar në Klinikën e Traumatologjisë./KosovaPress/