Një person është arrestuar në Pejë, pasi kishte sulmuar dy viktima femra, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Njëra prej viktimave është dërguar në QKUK pasi gjendja e saj është e rëndë. Të gjitha njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.