Aktuale

Lëndohet me pistoletën e vet

Një person nga fshati Remnik i Vitisë, ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte vetë lënduar nga pistoleta e tij.

Pistoleta me katër fishkë është konfiskuar, ndërsa pas tretmanit mjekësor i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress/