Aktuale

Lëndohet një punëtor në vendin e punës

Policia raporton se dje në Lipjan një person është lënduar në vendin e tij të punës.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës”, njofton raporti policor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN