Aktuale

Lëndohet një femër në Prishtinë, sulmohet fizikisht nga i dashuri

Viktima femër ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin ka qenë në lidhje dashurie ka përdorur forcën fizike duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ulpiana” të kryeqytetit./KosovaPress/