Aktuale

Lëndohet nga gypat, arrestohet menaxheri i kompanisë

Një person është lënduar dje në fshatin Tërstenik të Vitisë pasi që i njëjti ishte ulur në disa gypa të vendosur në mënyrë jo të sigurt nga kompania në punim.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari menaxher i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/