Aktuale

Lëndohet në vet-aksident, pastaj lëndohen edhe tre punëtor

Një person në fshatin Sllapushan të Lipjanit, derisa ishte duke qarkulluar me veturën e tij nga pakujdesia e humb kontrollin mbi veturën dhe i njëjti vet-aksidentohet. Ndërkohë, një veturë kombi me targa të njohura për policinë e ka goditur veturën e kompanisë për mirëmbajtje të Autostradës, e cila ishte duke bërë sinjalizimin e aksidentit, ku lëndime trupore kanë pësuar tre punëtor.

I vetë aksidentuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Kurse, punëtorët e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë./KosovaPress/