Aktuale

Lëndohet në vendin e punës

Një person në fshatin Ramjan të Vitisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.

Policia bën të ditur se është njoftuar prokurori kujdestar dhe Inspektori i Punës.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme./KosovaPress/