Një person është lënduar sot pas mesnate si pasojë e një aksidenti në mes veturës dhe motoçikletës.
Këtë e konfirmoi Driton Rugova zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
Ai tha se personi që ka marrë lëndime trupore është motoçiklisti.
“Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës, mbrëmë në ora 00:08 mes një veture dhe një motoçiklete”.
“ Si pasojë e këtij aksidenti, vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.