Dy persona janë arrestuar në fshatin Kopernicë të Kamenicës, pasi që të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur mes veti.
Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndim e trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /KosovaPress/