Nëntë policë dhe dy oficerë të Gardës Civile janë lënduar sot teksa kanë tentuar ta parandalojmë votimin në referendumin e Katalonisë për pavarësi, njofton Ministria e Brendshme e Spanjës.
Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Kataloni, Enric Millo, ka thënë se Garda civile ka vepruar me profesionalizëm gjatë votimit, duke shtuar se votimi kurrë nuk ka qenë referendum, raportojnë mediat lokale, përcjell Express.
Ndërkohë, mediat lokale raportuan sot gjatë ditës se 38 persona janë lënduar në trazira.
Qendrat e votimit janë hapur sot me fillim nga ora 9.00 në Kataloni, përkundër kundërshtimit të ashpër nga Madridi.
Katalonia, një rajon i pasur në verilindje të Spanjës, ka 7.5 milionë banorë si dhe gjuhën dhe kulturën e vet.
Po ashtu, ka një shkallë të lartë të autonomisë, por nuk njihet si një shtet i ndarë nga kushtetuta e Spanjës. /Express/