Shefi i Grupit Parlamntar të AAK-së Pal Lekaj thotë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka konfirmuar takimin konsultativ me presidentin e vendit Hashim Thaçi, në të cilën morën pjesë përfaqësues të subjekteve politike të vendit, me përjashtim të atij të LDK-së, për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Ne mbasim të palëkundur që Kosovës t’i jepim frymën e ndryshimit të vërtetë. Këto zgjedhje janë shansi kryesorë nëse vendi ynë do të shkojë sigurtë përpara, apo do të vazhdojmë të ngecim me qeveri të dobëta çfare e shkarkojë Kuvendi i Kosovës. Urime për datën e zgjedhjeve. Shihemi në fitore”, shkruan Lekaj.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas shkarkimit të qeverisë Mustafa, përmes mocionit të mosbesbisimit të përkrahur edhe nga PDK-ja./KosovaPress/