Këto komente Lekaj i bëri pas takimit qe pati me drejtorin e Ballkanit Perëndimor në EEAS, Eduard Auer dhe shefen e zyrës se BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Bashkë me Lekajn në këtë takim ishin edhe Glauk Konjufca nga VV dhe Valdete Bajrami nga NISMA, transmeton indeksonline.
Njoftimi i plotë i GP të AAK-së:
Kryetari Pal Lekaj është takuar sot me Drejtorin për Ballkanin Perëndimorë në EEAS, Eduard Auer dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Me znj.Apostolova dhe z.Auer biseduan për situatën në vend, për çështjen e shtetit të së drejtës, për proceset integruese, luftën ndaj korrupsionit, liberalizimin e vizave, për çështje e demarkacionit dhe për tema të tjera që janë me interes për qytetarët e Kosovës.
Kryetari Lekaj, në këtë takim, tha poashtu se Kosova me dy milion banorë, nuk duhet të jetë në pako me vendet të tjera, siç janë Turqia dhe Gjeorgjia, sa i përketë çështjes së liberalizimit të vizave, sepse kjo do ta vononte edhe me tej këtë proces dhe qytetarët tonë padrejtësisht po mbesin të izoluar si të vetmit në rajon.